Itali/ Arrestohet shqiptari trafikant ndërkombëtar i kokainës, i dënuar me 30 vite burg

485
Sigal

Një shqiptar 39 vjeçar, me rekord trafikant ndërkombëtar i lëndëve të forta narkotike, i cili iste dënuar në shtetin grek me 30 vite burg, është arrestuar ditën e sotme nga Policia Italiane.

Shqiptari u vu në arrest nga Policia pasi për të kishte një fletëarresti, pasi ishte pjesëmarrë në një shoqatë që synonte trafik ndërkombëtar droge.

Shqiptari i cili referohej si i dhunshëm në skedën e tij ishte arrestuar një herë më parë në Katerini, në Greqi, ku kap me 4 kilogramë heroinë të transportuara më parë nga të pandehurit e tjerë midis Athinës dhe Selanikut.

Ai jetonte me letra të rregullta në Itali dhe me një procesverbal të pastër për ligjin italian.

Ai u pikas pas një ndjekje të gjatë nga seksioni antidrogë i Italisë  që arriti ta gjurmonte atë në një apartament në lagjen Borgoratti.