Itali, Arrestohet shqiptari për posedim dhe trafikim kokaine e hashashi

481
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e trafikut dhe posedimit të drogës
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sasuolos, ku shqiptari kishte ndërtuar dhe një bazë për aktivitetet e tij të jashtëligjshme, raportojnë mediat italiane.
Pas disa javësh kontrolli dhe përgjimi, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është kapur nga autoritetet italiane mbrëmjen e djeshme më 1 korrik 2015.
Në momentin e arrestimit, shtetasit shqiptar iu gjend hashash me vete, sasi të cilën do ta shiste.
Në banesën e tij, raportohet të jenë gjendur edhe doza të shumta kokaine, para të fituara nga trafikimi i saj, si dhe mjete për përgatitjen e drogës.
Ky është një tjetër arrestim i bërë nga Karabinierët e qytetit të Sasuolos, e cila në një hark të shkurtër kohor ka arritur të vërë shumë persona në pranga për posedim dhe trafikim droge.
Sigal