Sigal

Një shtetas shqiptar 30-vjeçar u arrestua dje në kalimin e San Pietro Stabio-Clivio.

Personi, që ngiste një makinë me targa italiane dhe që hynë në Zvicër, u ndalua nga rojet kufitare në kalimin e San Pietro di Stabio. Pas një reagimi dyshues nga njësia e qenve dhe kërkimi i mëpasshëm i specialistëve, rezultoi se rreth një kilogram kokaina u gjet në makinë.

Pas marrjes në pyetje nga policia ai u arrestua, ndërsa rezultoi se i kishte skaduar edhe leja e drejtimit të automjetit.