Sigal

Një shqiptar i kërkuar në të gjithë Evropën, u gjurmua nga agjentët e policisë së Ternit teksa po largohej nga një hotel në periferi të qytetit.

“Unë jam këtu për biznes”, u tha ai agjentëve që e kontrolluan.

Deklarata ishte e pamjaftueshme për policinë, që kishin të dhëna mbi lëvizjet e tij dhe se qëllimet ishin krejt të tjera.

Burri, një shtetas shqiptar 58 vjeç, u dënua në shkurt të këtij viti nga Gjykata e Tiranës me 10 vjet burg nën akuzat e mashtrimit dhe prodhimin e dokumenteve të rreme.

Shqiptari i arrestuar sipas mediave lokale italiane, u dërgua në burgun Sabbione në dispozicion të Gjykatës të Apelit të Perugias për ekstradimin e tij.

Image