Sigal

Një shqiptar 30-vjeçar përfundoi në pranga e karabinierëve në Gualdo Cattaneo pasi u kap me lëndë narkotike.

Policia ndaloi një makinë të drejtuar nga shqiptari me iniciale G. R., me banim në Foligno, i cili u gjet në posedim të 16 gram kokainë. Pas kësaj, policia zhvilloi një kontroll në shtëpinë e tij, ku ndodhej partnerja 30-vjeçare italiane me iniciale A. F.

Atje janë gjetur edhe 235 gram kokainë, e ndarë në doza dhe e gatshme për t’u vendosur në treg. Gjithashtu, janë gjetur materiale për prerjen e kokainës, dy peshore elektronike si dhe 200 euro.

Policia ka konstatuar se sasia e kokainës së sekuestruar është e mjaftueshme për të prodhuar rreth 950 doza, të cilat nëse do të shiteshin në treg do t’i kishin sjellë shqiptarit 75.000 euro.

Prokuroria Publike e Spoletos, e cila koordinoi hetimet, urdhëroi arrestimin shtëpiak për shqiptarin, përgjegjës për posedimin e drogës, ndërsa edhe gruaja akuzohej për të njëjtën vepër penale.

Image