Itali, arrestohet 56 vjeçari shqiptar iu sekuestruan 30 kg heroinë

393
Sigal

PADOVA – Një 56 vjeçar shqiptar është arrestuar nga ana e policisë italiane në Padova, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banëse iu zbuluan dhe sekuestruan 30 kg heroinë.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në prangat e policisë ka rënë shqiptari me iniciale Ruzhdi E. Sipas policisë italiane, operacioni policor është bërë pas hetimesh të kryera ku unifomat blu kanë rënë në gjurmët e shqiptarit.
 
Arrestimi i shqiptarit është kryer mesditën e së mërkurës, ndërsa bëhet e ditur se sasia e lëndës narkotike e zbuluar, nëse do të hidhej në treg në vlerë 2 milionë euro.
 
Sa i përket 56 vjeçarit shqiptar, ai mësohet se ishte i papunë dhe se  jeton prej kohësh në Padova së bashku me familjen e tij.