Itali – Arrestohen 69 persona, mes tyre politikanë, biznesmenë dhe mafiozë

532
Policia financiare e qytetit të Barit në bashkëpunim Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafias Italiane, ka ekzekutuar sot arrestimin e 69 personave mes të cilëve politikanë, sipërmarrës e mafiozë.

Akuza ndaj tyre është korrupsion, manipulim tenderash publikë e bashkëpunim me organizatën kriminale të Mafias së Napolit “Camorra”.

Hetimet e policisë italiane kanë përfshirë në këtë operacion emra të rëndësishëm të politikës e sipërmarrëse të qytetit të Napolit.

Mes përsonave të arrestuar janë këshilltari rajonal i Kampanjës Pasquale Sommese, i Partisë “Nuovo Centro Destra” e ish këshilltar i turizmit në këtë rajon, Kryetari i Bashkisë së Aversës në provincën e Casertës Enrico De Cristofaro, kryetarët e bashkisë së komunave Riardo e Pompei, ish kryeari i bashkisë së komunave San Giorgio a Cremano, si dhe vëllai i kryetarit aktual të Bashkisë së Casapesenna (Caserta), Raffaele De Rosa.

Hetimet e financës italiane kanë zbardhur 18 tendera të fondeve publike rajonal, në komuna të ndryshme të provincës së Napolit, dhënë përgjatë viteve 2013-2016 në favor të klanit kamorrist të familjes mafioze Zagaria.

Në qëndër të hetimeve është figura e inxhinierit Guglielmo La Regina, mjaft i njohur në Napoli dhe i ashtuquajturi “The Queen”, i cili mbante lidhjet me shoqëritë nën pronësi të familjes mafioze Zagaria.

Nën pranga kanë përfunduar dhe mjaft administratorë lokalë, funksionarë publikë , ekonomistë, inxhinierë, profesorë universitarë etj.

Hetimet janë zbardhur falë dëshmisë së Loredana Di Giovanni, e cila përgjatë zgjedhjeve të fundit vendore kishte punuar për të manipuluar votat në favor të këshilltarit të NCD, Pasquale Sommese.

Dëshmia e saj ka qënë vendimtare në zbulimin e të gjitha kanaleve të fshehura të kësaj ngjarje.
Sigal