Itali, arrestohen 5 shqiptarë për drogë, mes tyre edhe një futbollist

461
ITALI – Një super operacion i policisë italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë 9 persona mes të cilëve 5 prej tyre janë shqiptarë.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Operacioni i koduar “Mozzicone” ka ekzekutuar 9 urdhrat e arrestit, nga të cilat 7 persona janë në burg dhe 2 nën arrest shtëpie, në operacionin e zhvilluar në provincat Pesaro dhe Urbino ku u sekuestruan 2 kg marijuanë, 200 gram kokainë dhe ku janë identifikuar edhe 100 klientë.
Në mesin e shqiptarëve të arrestuar është edhe Martin Merolli 23 vjeç, futbollist i cili luante me ekipin e Urbania Calcio në Itali. Ai dyshohet se është një nga furnizuesit kryesorë të drogës. Hetimet për grupin e trafikut kanë nisur që në shkurt të vitit 2014, ku Merolli është parë të kalojë një zarf të dyshimtë një të riu në këmbim të parave.
Hetuesit kanë zbuluar se Merolli e shite drogën, të cilën ia sillnin kushëriri i tij Erandi Cano 25 vjeç si dhe maqedonasi 25 vjeç Ali Izieri. Krahas tyre në prangat e policisë kanë rënë edhe dy italianët Giovanni Olimpio, 27 vjeç Giuseppe Baratto, 36 vjeç shqiptarët e tjerë Xhevair Domi, 24 vjeç, Murat Spaneshi, Bruno Xhahysa 26 vjeç si dhe ukrainasi Mykhaylo Bazyuk, 21 vjeç Ajo që ka habitur policinë, ishin vendet ku trafikantët e fshinin drogën, tek tharëset elektrike të duarve në tualetet e lokaleve dhe në zgavra natyrale të pemëve. 
Sigal