Alarm për bombë në qytetin e Torinos në Itali. Policia e këtij qyteti ka evakuar pak çaste më parë zonën përreth Monumentit simbol të këtij qyteti, Mole Antonelliana.
Turistët e shumtë, banorët e lokalet përreth Monumentit janë evakuar menjëherë pas një telefonate anonime e cil lajmeronte mbi vendosjen e një bombe në Mole Antonelliana. Vazhdon operacioni i policisë italiane në kontrollin e këtij territori.