Sigal

Një shqiptar ka humbur jetën në spital në Itali, pasi është aksidentuar teksa ishte duke punuar disa ditë më parë, raportojnë këtë të mërkurë mediat lokale.

Sipas të njëjtave burime, viktima është 35-vjeçari Bledar Mucaj, me banim në Cittadella të Padovas.

Rreth orës 14.30 të së hënës së 27 gushtit, ai ishte duke punuar në çatinë e një ndërtese në Montepetra, në komunën Mercato Saraceno, kur ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash. Mucaj u transportua në spitalin Bufalini me helikopter-ambulancë. Pas një jave i shtruar në spitalin në Cesena, 35-vjeçari ka ndërruar jetë.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes nga autoritet ligj-zbatuese italiane.