Sigal

Një 48 vjeçare nga Shqipëria është arrestuar nga policia italiane me akuzën e kërcënimit dhe zhvatjes për katër vite ndaj ish dashurit të saj. Të dy ata prej vitesh kishin një lidhje jashtë martesore, derisa burri kishte vendosur ta ndërpriste në vitin 2014, gjë që motivoi gruan të hakmerrej.

Shqiptarja  “e lënduara”, kishte arritur të zhvaste nga burri nga 1-2 mijë euro në mua, me kërcënimin që do t’i zbulonte familjes lidhjen.

Një histori pasioni, e shndërruar në makth për burrin, e cila arriti të mbaronte falë ndërhyrjes së karabiniervë italianë.

Burri 70 vjeç, me profesion tregtar, i është drejtuar karabinierëve pas mesazheve të shumta nga ana e ish të dashurës, për dorëzimin e 1400 eurove. Gjatë padisë burri ka zbuluar se gjatë gjithë këtyre viteve i ka dhënë rreth 70 mijë euor gruas.

Kur viktima sipas mediave italiene, ka dashur t’i shpjegojë se nuk është më në gjendje që t’i paguajë lekët që ajo i kërkonte, ajo e ka kërcënuar se do t’ia tregonte çdo gjë gruas së tij.

Më pas me ndërhyrjen e karabinierëve, gruaja ka përfunduar në burg.