Itali, 4.5 milionë italianë jetojnë në varfëri të plotë

420
Instituti Kombëtar i Statistikave ka publikuar sot raportin e radhës mbi situatën ekonomike në Itali.

Të dhënat e këtij raporti japin statistika alarmuese mbi nivelin e varfërisë e papunësisë në vend.

Sipas raportit rreth 4.5 milionë italianë jetojnë në varfëri të plotë. Është përkeqësuar situata ekonomike e familjeve të përbërë me 4 anëtarë. Rreth 10,4% e familjeve italiane jetojnë relativisht në varfëri.

Për sa i përket nivelit të papunësisë, Italia renditet në vendin e parafundit, mes vendeve anëtare të BE duke lënë pas vetëm Greqinë.

Në Itali në çdo 10 persona në moshën 20-64 vjeç, vetëm 6 prej tyre janë të punësuar. Niveli i punësimit shënohet më i lartë mes emigrantëve. Rreth 62,4% e emigrantëve janë të punësuar kundrejt 60.3 % të italianëve të punësuar.

Sa i përket nivelit të PPB të ekonomisë italiane rezulton inferiore 4,5% në krahasim me mesataren evropiane.

Raport i ISTAT analizon dhe nivelin e formacionit të punonjësve italianë.

Italia renditet në vendin e 4 nga fundi në vendet e BE, përsa i përket nivelit të shkollimit të punonjësve nga mosha 20-64 vjeç.

Vetëm 26,2% e personave në moshën 30-34 vjeç në Itali, janë me arsim të lartë duke bërë që Italia të jetë mjaft larg objektit prej 40 % të vendosur nga Bashkimi Evropian.

Për të përballuar këtë situatë ekomomike, qeveria e Gentilonit sapo ka miratuar një manovër financiare në ndihmë të fashave sociale në vështirësi.

Kjo manovër financiare me anë të një mbështetje ekonomike parashikon t’i ndihmoj rreth 2 milionë italianë që jetojnë në vështirësi.
Sigal