Itali/ 4.000 mijë të shpërngulur nga tërmeti. Renzi: Italia është më e fortë, do ja dalim

545
Sigal

Një ditë
pas tërmetit të fortë që goditi Italinë qendrore, mes rajonit të Markes dhe
Umbrias autoritetet kanë nisur përllogaritjen e dëmeve. Tërmeti i parë 5.4
ballë i shkallës Rihter, është shoqëruar më pas nga dy të tjerë me magnitudë
5.9 dhe 4.6.

Sizmologët
thanë se gjatë natës janë regjistruar edhe 200 lëkundje. Komunat më të goditua
janë Visso, Ussita dhe Castelsantengelo. Mësohet se qeveria ka dhënë 40 milionë
euro për përballimin e shpenzimeve, ndërkohë që Mbrojtja Civile ka siguruar:
“Njerëzit nuk do të qëndrojnë në tenda, por në hotele”.

“Tërmeti
është duke na vënë në një provë të vështirë, por Italia është më e fortë, nuk i
lë vetëm qytetarët e saj, jemi më të forta dhe do t’ia dalim, – ka thënë
kryeministrin italian Mateo Renzi, gjatë vizitës së tij në zonat e goditua.

Më tej,
Renzi i ka kërkuar “Parlamentit, në respekt të plotë të roleve, të punojë sa më
shpejt për të aprovuar dekretin mbi tërmetin, sepse ka burime dhe mjete për të
qenë menjëherë në gatishmëri”.

Autoritetet
italiane të ndihmës së shpejtë dhe Mbrojtjes Civile, deklarojnë së deri tani
rreth 4 mijë persona janë shpërngulur nga zonat e goditura. “Situata është
dramatike, vetëm për mrekulli nuk ka të vdekur dhe të plagosur rëndë, por dëmet
janë të pallogaritshme:, – tha përgjegjësi i Mbrojtjes Civile Angelo
Sciapichetti.