Itali/ 11 plumba ndaj makinës së ish-pronarit, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

420
Sigal

Qëlloi me pistoletën makinën e ish-pronarit për “ta bindur” ti paguante 5000 eurot. Për këtë arsye ka përfunduar në prangat e policisë italiane shqiptari 39-vjeçar, Detion Ramaj.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Albisola Superiore, raporton Ansa.

Ndaj makinës së parkuar u qëlluan 11 plumba.

Hetimi ishte i ndërlikuar sipas “Ansës” edhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit të pronarit të restorantit, i frikësuar për të dhënë detaje dhe për të denoncuar kërcënimet e përsëritura nga shqiptari dhe italianit.

Policia krijoi një “kordon sigurie” rreth sipërmarrësit 24 orë në ditë pa dijeninë e tij, për shkak të frikës se ngjarja mund të përfundonte me vrasjen e tij.

Në muajin dhjetor, shqiptari kishte përfunduar në ka pranga më për posedim të lëndëve narkotike.

Image

Lajmi i publikuar në median italiane