Itali/ 100 kg drogë në shtëpi, pranga shqiptarit dhe …

392
Sigal

U gjendet 100 kilogramë drogë, në shtëpi bashkë me armë dhe shuma të mëdha parash.

Karabinierët e San Vittorino Romano në Itali kanë arrestuar tre persona, mes të cilëve një shqiptar, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe municioneve klandestine.

Shqiptari me inicialet C. M., është 31-vjeçar, ndërsa mediat përtej Adriatikut nuk japin më shumë të dhëna.

Gjatë ndërhyrjes në banesë, forcat e rendit kanë sekuestruar si provë materiale 100 kg marijuanë, një pistoletë të llojit ‘Cobra Colt’ e kalibrit 38mm dhe 5000 euro

Ndërkohë, Gjykata e Romës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe tashmë tre të ndaluarit duhet të përballen me akuzat e sipërpërmendura.