Ital, humbin jetën 3 turistë, merr flakë në mënyrë të menjëhershme jahti

437
Sigal

Tre të vdekur dhe një i mbijetuar është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën e Savoneses në Itali. Një jaht me turistë gjerman afro 15 metra i gjatë, i cili ndodhej shumë pranë molit ka marr flakë rreth orës 6 të ditës së enjte.

Në bordin e jahtit ishin dy çifte gjermanë, tre nga të cilët nuk mundën dot të shpëtonin. Zjarri, i cili u përhap në mënyrë të menjëhershme nuk i ka lejuar dot të dilnin nga kabina.

Ndërkohë, që e mbijetuara është një 51-vjeçare, e cila arriti t’i shpëtonte flakëve e më pas u hodh në det. Ajo u transportua menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia italiane po zbulon shkaqet që çuan në rënien e zjarrit në jaht.