Islanda në alarm, 4 vullkane drejt shpërthimit

84
Gjeofizikantet e Universitetit të Islandes kane dhenë alarmin se katër vullkane janë aktivizuar dhe pritet nga momenti ne moment të shpërthejnë: Katër vullkanet Katla, Hekla, Bardarbunga dhe Grímsvötn të gjithë mund të shpërthejnë, por eshte shumë e vështire të percaktohet koha e këtyre shpërthimeve. Nëse nje prej tyre do shpërthejë, katastrofa do jetë shumë herë më e madhe se ajo e vitit 2014. Profesoret e Universitetit të Islandës thonë se bëhet fjalë për vullkanin Bárdarbunga, i dyti më i madh në ishull. “Kemi arsye të forta për tu shqetësuar,” tha Pall Einarsson, profesor i gjeofizikës. Me 130 vullkane , si aktive dhe jo aktive -,Islanda është një nga vendet më intensivisht vullkanik në botë. Ajo njihet për vullkanet e saj, të cilët shtrihen nën akullnaja dhe në momente aktivizimi, lëshojnë tym dhe avuj të cilat rezultuan. Në vitin 2014, në rastin e vullkanit Ejafjallajokull, tymi dhe hiri vullkanik që ai ngriti, çoi në mbylljen më të madhe të hapësirës europiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Toka po lëviz poshtë Vatnajökull -it, kapakut më të madh të akullit në Europë. Janë shenjat e zgjimit Bárðarbunga (Bardarbunga), një vullkan i fjetur që prej vitit 1910. Bárðarbunga fle poshtë kësaj akullnaje. Sipas sizmiologëve, aktiviteti sismik vjen nga lëvizja e magmës, e cila nuk ka dalë ende në sipërfaqe, por që mund të shpërthejë nga një moment në tjetrin.