ISIS sulmon ushtrinë e Egjiptit, mbi 60 të vrarë dhe pengmarrje

545
Militantë të ISIS kanë vrarë të paktën 60 ushtarë gjatë një vale sulmi në pikën e kontrollit të ushtrisë së Egjiptit në gadishullin Sinai.
Sulmet kanë ndodhur në jug të qytetit Sheikh Zuweid dhe objektivi gjashtë pika kontrolli. Militantët e ISIS gjithashtu kanë marrë dhe pengje si dhe kanë marrë mjete të ushtrisë.
Zëdhënësi i brigadës së përgjithshme të ushtrisë së Egjiptit, Mohamed Samir shprehet se në sulm morën pjesë më shumë se 70 elementë terroristë.
Dega e ISIS në Egjipt ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe sulmi vjen pas vrasjes së Hashim Barakat, shef prokurorie në Kajro.
Militantët e ISIS luftojnë me forcat e Egjiptit në kufi me Izraelin dhe Rripin e Gazës prej dy vitesh. 
Sigal