ISIS shkatërron manastirin 1500 vjeçar në qytetin Homs

387
Xhihadistët e shtetit Islamik ISIS kanë shkatërruar një manastir katolik të ndërtuar rreth 1500 vjet më parë në qytetin Homs në afërsi të Sirisë. Militantët kanë filmuar aksionin duke e postuar atë në rrjetet sociale ku shihen fadromat duke punuar në rrënoja.
Manastirir “Mar Elian” në Qaryatayn dhe është ndërtuar në shekullin e pestë pas Krishtit dhe tashmë duket se ka rënë në duart e militantëve dhe është shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë në këtë zonë, dhjetra të krishterëve janë rrëmbyer nga ISIS, të tjera varre janë hapur prej tyre duke nxjerrë kufomat dhe të tjerë janë rrëmbyer dhe janë transferuar në një nga fortesat e ISIS në rajonin veri-lindor të Sirisë .  
Sigal