ISIS shkatërron Harkun 2 mijë vjeçar në Palmira

423
Militantët e ISIS-it në veri të Sirisë kanë shkatërruar një tjetër monument në qytetin antik të Palmirës. Harku i Triumfit është shkatërruar nga militantët që kontrollojnë qytetin. Ky monument mendohet të jetë ndërtuar rreth 2000 vjet më parë.
ISIS-i ka shkatërruar më parë edhe dy monumente të tjera në këtë vend, që nga UNESCO konsiderohet si një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të botës antike. 
Sigal