ISIS pak metra nga kufiri, ushtarët turq vetëm shohin

428
Ky është moment kur militantët e Shtetit Islamik afrohen vetëm pak metra nga kufiri me Turqinë, për të shpërndarë sirianët e shumtë që janë mbledhur aty në përpjekje për të kaluar në anën tjetër e shpëtuar jetën, ndërsa ushtarët kufitarë turq qendrojnë të palëvizur.
Në dhjetë ditët e fundit, rreth 13 000 civilë sirianë kanë arritur të kalojnë kufirin, por kjo nuk ishte dita me fat për ata që u ndalën dhe u kthyen mbrapsht me dhunë nga terroristët e grupimit që ka marrë nën kontroll disa qytete të rëndësishme të Sirisë dhe Irakut që prej një viti tashmë.
Kufiri mes qytetit sirian Tel Abjad dhe atij turk, Açkale është një pikë e rëndësishme kalimi refugjatësh, por asnjëherë forcat turke nuk ishin gjindur përballë ekstremistëve të armatosur rëndë. Në terren, militantët e ISIS po përballen me sulmet e forcave kurde, të cilat mendohet të jenë afër Rakës, kryeqytetit “de facto” të Kalifatit, ndërsa ideja e një përballjeje mes esktremistëve dhe kurdëve pranë kufirit turk do të vërë në sprovë ushtrinë turke, pasi qeveria një forcim i forcave paramilitare kurde nuk pëlqehet nga Ankaraja, e cila ka problemet e veta me minoritetin kurd.
Sigal