ISIS nxjerr në ankand femrat skllave

502
ISIS ka nxjerrë në ankand vajzat që ka marrë skllave të cilat variojnë në çmime të ndryshme. Një vajzë jezide ose e krishtere nga mosha 1 deri në 9-vjeçare shitet për 171.43 dollarë si skllave seksi në tregun e militantëve të grupit terrorist. Në bazë të ankandit, çmimi për një vajzë jezide ose të krishterë shkon nga 42 dollarë deri në 171.43 dollarë. Sipas renditjes më shtrenjtë shiten vajzat e reja deri në moshën 9-vjeçare. Ndërsa për ato nga mosha 10 deri në 20 vjeç, çmimi është 129 dollarë. Ndërsa për gratë e moshës 30 deri në 40 vjeçare, në tregun e skllaveve të ISIS paguhet 64 dollarë, ndërsa 42 dollarë kushton një grua jezide ose e krishterë mesh moshës 40 dhe 50 vjeçare.
Sigal