ISIS nuk ndalet, i vë flakën rafinerisë më të madhe të Irakut

485
Xhihadistët e ISIS-it i kanë vënë zjarrin rafinerisë Beiji, rafinerisë më të madhe të naftës në Irak. Rafineria është e vendosur në rrugën midis bastionit të grupit islamik në Mosul dhe kryeqytetit irakian, Bagdad. 
Rafineria më e madhe e Irakut mbrëmë ishte e mbuluar plotësisht nën flakë dhe është nën kontrollin e shtetit islam. Ky grup i armatosur i vunë zjarrin disa pjesëve të rafinerisë për të parandaluar avancimin e ushtrisë irakiane. 
Ata kanë shpërthyer të paktën nëntë bomba- makinë, duke vrarë dhjetëra trupa irakiane dhe të milicive Shiite.
Sigal