ISIS në Libi,Alfano: Gati për veprim situata të konsiderohet si parësore

442
Sigal

Ministri i Brendshëm Italian deklaroi se vendi i tyre është pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të vepruar në Libi. Megjithatë Angelino Alfano sqaron se në këtë moment çdo arsyetim për një veprim specifik do të ishte i pamatur.
 
Këtë deklaratë Alfano e bëri në Washington ku është i ftuar për samitin e organizuar nga SHBA, “kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”. Sipas tij “sfida e vërtetë është që komuniteti ndërkombëtar ta konsiderojë zgjidhjen e situatës në Libi si parësore”. Ndërkohë ambasadori italian në Këshillin e Sigurisë deklaron se “janë gati për të drejtuar një mision stabilizues në Libi”.
 
Sebastiano Kardi u shpreh se Italia është e vendosur për të dhënë kontributin e saj nëpërmjet dialogut të sponsorizuar nga OKB-ja dhe është e gatshme të marrë një rol drejtues në monitorimin e një armëpushimi e në ruajtjen e paqes në Libi.
 
Situata në Itali paraqitet e tensionuar për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për sulme të terroristëve të ISIS, që dyshohet se mund të sulmojnë vendin pas mbërritjes së emigrantëve të paligjshëm në brigjet italiane.
 
Nga ana tjetër qeveria e Libisë i ka kërkuar këshillit të sigurisë së OKB-së të tërheqë embragon mbi armët, e vendosur që prej 2011, vit kur ra nga pushteti Muammar Gheddafi; në mënyrë që t’i lejojë ushtrisë të luftojë kundër grupit të militantëve islamikë.