ISIS mund të përdorë dron me ekspoziv për sulme në Europë

468
Shërbimi sekret britanik ka paralajmëruar se ISIS mund të përdor dronët për të kryerj sulme me shpërthim. Sipas shefit për mbrojtne në MI5, ISIS mund të shfrytëzojë ndeshjet e futbollit apo koncertet për të vrarë sa më shumë njerëz.
Zyrtari i MI5 dhe policia besojnë se ISIS mund të përdorë disa dronë njëherësh, ku edhe mund ta filmojnë të gjithë ngjarjen për ta përdorur më pas për propagandë.
Sipas informacioneve të MI5, miliatantët e shtetit islamik e kanë testuar një gjë duke matur peshën e eksplozivit që mund të mbajë një pajisje e tillë.
ISIS është e fiksuar nga ideja për të rikrijuar horrorin që ndodhi me sulmin e 11 shtatorit në SHBA dhe e sheh këtë mënyrë sulmi si mundësi për të vrarë një numër të madh njerëzish.
Teknologjia e dronëve të telekomanduar gjithë e më shumë po përmirësohet dhe ato mund të blihen lirshëm në treg. 
Sigal