ISIS mesazh kërcënues, alarm për sulme në BE. Parandalohet atentati kamikaz në Sarajevë

518
Kryeqytetet e Evropës mund të jenë objektiv i sulmeve terroriste. Alarmi është ngritur nga shërbimet inteligjente të disa prej vendeve të Europës. Thuhet se sulmet mund të ndodhin mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kjo është konfirmuar nga policia e Vjenës, e cila njoftoi se ata kishin rritur masat e sigurisë. Megjithatë policia thotë: “Nuk e konsiderojnë të nevojshme të anullojmë aktivitetet e planifikuara”.
Kërcënim real në Vjenë
Autoritetet vjeneze kanë skeduar emrat e disa agresorëve të mundshëm, por deri tani hetimet nuk kanë çuar në ndonjë “rezultat konkret”. Zëdhënësi i policisë, Christoph Poelzl ka specifikuar gjithashtu se agjencia austriake e lajmeve APA nuk ka asnjë kërcënim konkret nëse sulmet do ndodhin në një vend të caktuar apo në një kohë të caktuar. Por policia ka intensifikuar nga vendet ku ka turma e njerëzve, duke përfshirë disnivel të rrjetit të transportit.
Policia prish sulmin terrorist në Sarajevë
Ndërkaq policia boshnjake ka parandaluar një sulm në kryeqytet, ku 11 persona janë arrestuar. Në Sarajevë një grup ekstremistësh planifikuan një sulm kamikaz, siç njoftoi prokurori anti-terrorist Dubravko Campara.
Mesazhi kercenues i ISIS
Grupi militant Shteti Islamik ka lëshuar një mesazh të ri, që supozohet se vjen nga lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi. Në mesazhin 24-minutësh, al-Baghdadi thotë se “kalifati” i tij po funksionin mirë dhe se sulmet ajrore të Rusisë dhe të koalicionit që udhëheq SHBA-ja nuk kanë mundur të dobësojnë grupin.
Vërtetësia e mesazhit të postuar në Twitter nuk ka mundur verifikohet. Mesazhi po ashtu kritikon përpjekjet e Arabisë Saudite për të ngritur një koalicion të vendeve myslimane kundër Shtetit Islamik. Ai u bën thirrje qytetarëve sauditë që të ngrihen “kundër tiranëve femohues dhe të marrin hak për popullin në Siri, Irak dhe Jemen”.Folësi në mesazh është zotuar se do të sulmojë edhe Izraelin. Mesazhi i fundit online, që thuhej se vjen nga al-Baghdadi, është postuar në muajin maj. Është raportuar disa herë se al-Baghdadi është plagosur ose ka vdekur gjatë luftimeve.
Sigal