ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Mançestër

485
ISIS ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit në Mançester Arena, ku humbën jetën 22 persona dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur.

Lajmi është publikuar nga angjencia e lajmeve të Shtetit Islamik Amaq, e cila thotë se një anëtar i saj ka kryer sulmin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të hënës, në fund të koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar një 23-vjeçar, si i dyshuar në këtë sulm.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Teresa May ka ngushëlluar të gjithë familjarët e viktimave teksa në orën nëntë mbajti një mbledhje të jashtëzakoshme të Komitetit të Emergjencës.

“Ne jemi duke punuar për të kuptuar të gjitha detajet e asaj që nga policia po trajtohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”, ka thënë May përmes një deklarate për media.
Sigal