ISIS merr përgjegjësinë e 250 kg tritol në Kajro: Paralajmërim për Italinë

459
Përmes një postimi në Twitter, Shteti Islamik ka marrë përsipër autorësinë e autombombës shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në selinë e Konsullatës italiane në Kajro të Egjiptit, ku një person mbeti i vdekur dhe nëntë të tjerë të plagosur.
Sipas postimit, synimi përfundimtar i ekstremistëve është pushtimi i Romës dhe shpërthimi në konsullatë ishte pikërisht pjesë e këtij plani madhor, fakt që është konfirmuar edhe nga shërbimet sekrete italiane, të cilët gjithsesi kanë njoftuar se organizimi i sulmit ndërkohë që institucioni diplomatik ishte i mbyllur është bërë për të paralajmëruar Italinë për faktin që mbështet Presidentin egjiptian, Al-Sisi, të ardhur në pushtet pas një grushti shteti nga ana e ushtrisë, që rrëzoi Mohamed Morsin e Vllazërisë Muslimane.
Sipas mediave italiane, Renci i ka komunikuar përmes telefonit Presidentit egjiptian se shteti i tij nuk është i vetëm në luftën ndaj terrorizmit, një nga sfidat më të mëdha të kohëve moderne.
Sipas policisë egjiptiane, makina bombë ka qënë pozicionuar në një rrugë mjaft të ngushtë e cila ndodhet pranë Kosullatës e nga fuqia e shpërthimit supozohet se brenda saj ka pasur rreth 250 kg tritol.
Sigal