ISIS kryqëzon 12-vjeçarin në sy të babait

42
Një tjetër krim i rëndë është shënuar nga terroristët e Shtetit Islamik (ISIS). Mediat e huaja kanë njoftuar se xhihadistët kanë kryqëzuar një 12-vjeçar në Siri, pasi ka refuzuar të konvertohej në islamik. Xhihadistët kanë bastisur disa fshatra të krishterë në afërsi të Aleppo, duke i detyruar të zgjidhnin mes vdekjes dhe islamit. Mësohet se 12-vjeçari dhe babai i tij kanë refuzuar, duke marrë dënimin fatal. Pasi e kanë rrahur barbarisht, i kanë shkulur thonjtë dhe e kanë kryqëzuar në sy të të atit dhe një turme të krishterë.