ISIS kërcënon papën: Do të vijmë në Romë, me vullnet të Allahut

532
ISIS kërcënon përsëri Italinë e Papa Françeskun. Me një video të publikuar në kanalin zyrtar të Shtetit Islamik, Al Hayat Center Media, luftëtarët e ISIS shfaqen duke shkatërruar kryqe, statuja të Krishtit, të Shën Mërisë si dhe duke grisur fotografitë e Papa Françeskut, ndërsa thërrasin se shumë shpejt do të mbërrijnë në Romë. Në video, një nga luftëtarët e ISIS i vetëquajtur me emrin Abu Jindal thotë kështu: “Mbajeni mend këtë. Do të mbërrijmë në Romë. Do të vijmë në Romë për vullnet të Allahut.”

Në video kërcënohen dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe Presidenti Donald Trump. Ndërsa Presidenti i Filipineve akuzohet të jetë “një qen roje i Australisë dhe një ndjekës i amerikanëve”.

Kjo video është xhiruar në Maraui, qytet në jug të Filipineve, teatër i luftimeve të dhunshme mes luftëtarëve të Abu Sayyaf, degës aziatike të ISIS me ushtrinë filipinase.
Pas ngjarjeve të fundit në Barcelonë, kryeministri italian Paolo Gentiloni deklaroi se asnjë vend, përfshi edhe Italinë, nuk janë të mbrojtur nga rreziku terrorist.
Ndërkohë kontigjenti i rojeve zvicerare që garanton ruajtjen e sigurisë dhe rendit në Vatikan deklaron se janë të gatshëm të përballojnë çdo kërcënim dhe atë terrorist.
Sigal