ISIS-i shkatërron Tempullin e Belit në Palmira

490
ISIS-i ka shkatërruar një pjesë të asaj që konsiderohet si tempulli më i rëndësishëm në qytetin antik Palmira të Sirisë. Anëtarët e grupit terrorist mësohet se kanë hedhur në erë Tempullin e Belit ditën e hënë. “Është shkatërruar gjithçka. Tullat dhe kolonat janë të gjitha në tokë. Ishte një shpërthim shumë i fortë, edhe një shurdh do e dëgjonte”, tha një banor i Palmirës për Associated Press. Ky lajm vjen një javë pasi ISIS-i shpërtheu një tjetër tempull në qytetin antik. Militantët e ISIS-it kanë marrë nën kontroll Palmirën në muajin maj.
Sigal