ISIS-i shemb manastirin katolik 1500-vjeçar në Siri

425
Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar një manastir katolik të ndërtuar rreth 1500 vjet më parë në qytetin e Homsit, në perëndim të Sirisë. Militantët kanë filmuar aksionin duke e postuar atë në rrjetet sociale, ku shihen fadromat duke punuar në rrënoja.

Manastiri “Mar Elian” ishte ndërtuar në shekullin e pestë pas Krishtit. Ndërkohë, në këtë zonë dhjetëra të krishterë janë vrarë apo rrëmbyer e transferuar në një nga fortesat e ISIS-it në verilindje të Sirisë.
Sigal