ISIS i drejtohet Serbisë: Bashkohu në luftën kundër Evropës djallëzore

542
Shteti Islamik i njohur si ISIS ka kërkuar që Serbia t’u bashkëngjitet në luftën e shenjtë kundër “Evropës djallëzore”, sic ata quajnë perëndimin.
“Ne sërish do të vijmë për ta nënshtruar Evropën. U bëjmë apel ballkanasve, e posaçërisht serbëve, të cilët kanë vuajtur shumë nën çizmen perëndimore, të na bashkëngjiten në luftën e shenjtë .Serbë, nëse na bashkëngjiteni në sulmin kundër Evropës së kalbur djallëzore, do të keni përfitime të mëdha edhe në aspektin territorial edhe në atë ekonomik.
Ne nuk ju ofrojmë euro-integrimet e kota prej të cilave nuk fitoni asgjë, por ju ofrojmë pushtimin dhe bashkimin e Evropës nën forcën tonë. Ju nuk keni arsye për të mbrojtur Evropën pas Jasenovaçit dhe pas largimit të serbëve nga Kroacia”, thuhet në videon e ISIS-it.
“Ne nuk dëshirojmë të luftojmë me ju , por bashkërisht të ngulitim gozhdët e fundit në arkivolin e Evropës së vdekur. E përshëndesim faktin se keni lejuar të kalojnë gjysmë milion myslimanë të cilët shkojnë në Gjermani me qëllim që atje të krijojnë Shtetin Islamik. Për këtë arsye besojmë se do të lëshoni koalicionin djallëzor dhe do të na bashkëngjiteni neve që ju ofrojmë shumë më tepër se euro-integrimet – ju ofrojmë të gjitha pasuritë e Evropës. Ju ofrojmë mundësi për hakmarrje për shkak të bombardimeve të vitit 1999, por edhe për shkak të gjenocidit që Perëndimi shumë herë ka ushtruar ndaj jush”, vijojnë më tej pjesëtarët e fraksionit turk të ISISI-t.
Gjithashtu ISIS i kujton Serbisë se “tre shekuj me parë i jeni vërsulur Vjenës bashkë me ne”.
Por paralelisht me këtë ftesë janë adresuar edhe kërcënime për 60 vende. 
Sigal