ISIS humb 22 % të territorit

462
Trysnia e shtuar ushtarake mbi luftëtarët e grupit Shteti Islamik në Siri dhe në Irak, ka bërë që grupi të humbë 22 për qind të territorit gjatë 15 muajve të fundit, më shumë se 8% që nga fillimi i këtij viti.
Këto të dhëna janë rezultat i analizës së grupit vëzhgues IHS Jane’s, i cili tha se militantët janë “gjithnjë e më të izoluar dhe perceptimi për ta është se janë në rënie”.
Grupi vuri theksin në zonën e Sirisë veriore, ndërmjet qytetit Raqqa që funksionon si kryeqyteti i territorit të ISIS dhe kufirit me Turqinë, ku sulmet ajrore ruse dhe ato të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në kombinim me luftëtarët kurdë dhe sunni, kanë dëbuar militantët duke çliruar vendkalimet kryesore kufitare. Shteti Islamik tani kontrollon një pjesë të vogël të territorit sirian ku mund të kontrabandojë furnizime dhe luftëtarë nga Turqia.
Përfshirja e Rusisë në sulme me goditje ajrore krijoi polemika, pasi Perëndimi e akuzoi Rusinë është përqendruar më shumë në sulmet kundër kryengritësve dhe në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Assad, në vend të Shtetit Islamik. Por, fillimi i sulmeve ajrore ruse më 30 shtator të vitit të kaluar, shënoi një intensifikim të fushatës së përgjithshme ajrore.
Sigal