ISIS/ Franca: Është e rëndësishme që Rusia të jetë e vërtetë në fjalët e saj

489
Presidenti i Francës dhe ai i Rusisë pritet të takohen sot (2 tetor) nga shqetësimi se Rusia po kryen sulme ajrore jo të duhura kundër militantëve sirianë.
Ushtria franceze, ashtu si ajo amerikane, me sulmet e tyre ajrore kanë në target luftëtarët e Shtetit Islamik.
Por Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia po kryen sulme kundër opozitës siriane. Nga ana tjetër, Rusia thotë ajo ka në target të njëjtat grupe ashtu si dhe koaliconi i udhëhequr nga SHBA-ja.
Franca tha se ishte e rëndësishme që Rusia të ishte e vërtetë në fjalët e saj.
Opozita siriane i ka bërë thirrje grupeve të ndryshme rebele që të bëjnë kryengritje kundër presidentit Bashar al-Assad – aleatit të Kremlinit.
Hollande do të takohet me homologun e tij, Vladimir Putin, në Paris. Takimi do të mbahet edhe për të diskutuar përpjekjet për paqe në Ukrainë, por bisedë e cila pritet të mbetet në hije nga kriza e Sirisë.
Sigal