ISIS fiton terren, merr kontrollin ndaj kompleksit qeveritar në Ramadi

456
Militantët e Shtetit Islamik (IS) e kanë okupuar ndërtesën kryesore qeveritare në qytetin perëndimor irankian, Ramadi. Agjencitë AFP dhe Reuters thanë se militantët e Shtetit Islamik kanë ngritur flamurin e tyre të zi në këtë kompleks, ndwrsa ende nuk dihen të gjitha detajet. 

Kryengritësit e kanë sulmuar Ramadin gjatë natës, duke ndërmarrë 6 sulme vetëvrasëse me makina-bomba, për të arritur në qendër të qytetit, ku është i vendosur kompleski qeveritar. 

Më herët, zyrtarët e Irakut thanë se 10 policë ishin vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur, nga sulmet vetëvrasëse me makina-bomba. Deri tani, Ramadi ishte kryesisht nën kontrollin qeveritar, derisa militantët e IS-it i mbanin disa territore periferike.
Sigal