ISIS ekzekuton arkeologun, pasi fshehu qindra statuja të qytetit të Palmiras

433
ISIS ka ekzekutuar të martën ish kreun e zonës arkeologjike në qytetin e lashtë të Palmiras. Khaled Assadit i është prerë koka nga militantët dhe i është varur në një kolonë.
Lajmi u konfirmua nga drejtori i muzeve sirian Maamoun Abdulkarim. Arkeologu i njohur kishte më shumë se 50 vjet që ruante pasuritë arkeologjike të Palmiras.
Ai fshehu qindra statuja përplasja se trupat e ISIS të hynin në Palmira duke i shpëtuar ato nga vala e shkatërrimit të pasurive arkeologjike e nisur prej kohësh nga militantët islamik.
Assad ishte kapur dhe burgosur prej më shumë se 1 muaj nga militantët islamik. Ai është nënshtruar marrjes në pyetje nga ekstremistët të cilët pas heshtjes së tij e kanë vrarë. 
Khaled Asaad ishte një studenti i vjetër i antikitetit dhe kreu i studimeve arkeologjike të Palmiras për mbi një gjysmë shekulli. Ai ka punuar gjithashtu për 50 vjet me misionet arkeologjike ndërkombëtare. 
Sigal