ISIS, Asad: Pasojë e gabimeve të perëndimit, nuk ka lindur në tokën siriane

489
“Është një krim i tmerrshëm, ne në Siri e dimë shumë mirë ç’do të thotë të humbësh një njeri të familjes, kemi pesë vjet që vuajmë një gjë të tillë.”
E përshkruan kështu tragjedinë e Parisit Presidenti i Sirisë Bashar Al Asad , duke hequr parale me vendin e tij, në të cilin ngjarje të tilla janë të zakonshme dhe si pasojë e të cilave mijëra njerëz i janë drejtuar Europës për siguri dhe jetë më të mirë. Në një intervistë për Tg1, Asad ka nënvizuar se Shteti Islamik nuk ka lindur në tokën e tij.
Al Baghdadi u lirua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetë Blair ka thënë se themelimi i Shtetit Islamik është frut edhe i gabimeve të perëndimit, tha ai, referuar lirimit të themeluesit të Shtetit Islamik Abu Baker Al Bagdadi i cili u lirua nga burgjet amerikane të Irakut.
Presidenti Asad, shumë i kritikuar dhe i akuzuar nga Perëndimi, ka komentuar edhe kërkesën e vendeve perëndimore për largim nga pushteti, duke u shprehur se sirianët kërkojnë të votojnë dhe të zgjedhin Presidentin. Nuk ka asnjë vijë të kuqe, tha ai, duke nënvizuar se është populli sovran që vendos qëndrimin apo largimin e tij nga detyra.
Nëse siriantët nuk më zgjedhin dhe nuk më duan, në këtë rast do të ishte gabim i madh i imi nesë do të qëndroja në fuqi, tha Asad. Në këtë mënyrë Presidenti sirian ka zhvlerësuar bisedimet e Vjenës, duke përsëritur sërish se e ardhmja e tij është në duart e sirianëve.
Gjithsesi, në çdo rast, asgjë nuk do të konkludohet para shkatërrimit të terrorizmit, sepse asnjë proces politik nuk mund të nisë nëse nuk luftojmë fillimsiht terroristet e Shtetit Islamik, ka përfunduar Presidenti sirian Bashar Al Asad.
Sigal