Ishulli tropikal Guam, bazë ushtarake amerikane

Ishulli tropikal i Guamit, më i madhi në ishujt Mariana, në rajonin e Mikronezisë të oqeanit Paqësor, është konsideruar territor i SHBA-së që prej vitit 1898.

I vendosur rreth 2 000 kilometra në lindje të Filipineve, ishulli i vogël me një sipërfaqe prej vetëm 544 kilometra katror, është vendbanimi i 160 000 banorëve.

Japonia pushtoi Guamin pas sulmit në Pearl Harbor në vitin 1944, por ai u bë pjesë e qeverisjes amerikane po në vitin 1944.

Që atëherë, Guami është kthyer në bazën më të madhe ushtarake amerikane.

Guami ka qenë një gur themeli i strategjisë ushtarake amerikane në konfliktin e Koresë së Veriut nga viti 1950-1953 dhe një pasuri e rëndësishme gjatë Luftës së Vietnamit, si një bazë për bombarduesit e forcave ajrore që shfrytëzoheshin për misionet në Azinë Juglindore.

Turizmi është një burim tjetër kryesor i të ardhurave për banorët e ishullit.