Ishulli ku nuk lejohen gratë, shpallet pasuri botërore

599
Ishulli i Okinoshimas ndodhet në Japoni. Ky ishull është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s të dielën.

Në këtë ishull ndodhet vendi i shenjtë Okitsu, ndërtuar në shekullin e XII për t’u lutur për sigurinë e detarëve.

Para se të shkelin në ishull, burrat duhet të heqin rrobat dhe t’i nënshtrohen një rituali pastrimi. Ndërsa kur largohen, ata nuk lejohen të marrin me vete souvenire apo të zbardhin ndonjë detaj të vizitës.

Sipas “The Japan Times”, në ishull gjenden mijëra artefakte që janë dërguar si dhurata nga përtej deteve, përfshirë unaza ari që janë sjellë nga Gadishulli Korean.

Ishulli mirëpret vizitorë vetëm në një ditë, më 27 maj të çdo viti dhe këta vizitorë mund të jenë vetëm meshkuj sepse femrave iu ndalohet të shkelin në ishull.
Sigal