“Ishulli Imia na përket”, Turqia i përgjigjet Greqisë me deklarata bombë

759
Pas deklaratës së ish-ministrit të Jashtëm grek Theodhoros Pangalos se një “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”, vjen reagimi i ashpër i palës turke. Ministria e Jashtme turke ka provokuar me deklaratën e saj ndaj palës greke, duke shtuar se “Ishulli Imia na përket”.
Duke marrë shkas nga këto deklarata, Departamenti i Shtetit i ka bërë thirrje Turqisë dhe Greqisë për uljen e tensionit në Egje. “Greqia dhe Turqia kane kanale diplomatike per perballimin e ceshtjeve ne Egje” thuhet ne deklarate. Ditën e sotme Cipras dhe Gildirim kanë zhvilluar një bisedë telefonike me tonë të ashpra. “Nuk largohen anijet luftarake turke nga Imia -Kadar, por shtohen”, shkruan Hurryet. Deklaratat në fjalë vijnë pas incidentit mes dy anijeve të rojeve bregdetare greke dhe asaj turke në Detin Egje.
Kujtojmë se gjatë një interviste Pangalos, ku foli për marrëdhëniet greko-turke tha se: “E besoj këtë gjë sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”.
Sigal