Ishte kthyer në tmerrin e qendrave tregtare, kapet hajdutja shqiptare në Itali

573
Karabinierët e Meranos në Itali kanë vënë në pranga një 35-vjeçare shqiptare, banuese në Bolzano, për vjedhje. Autoritetet italiane e kapën shqiptaren teksa dilte nga qendra tregtare në qendër të qytetit pasi kishte vjedhur rroba me vlerë rreth 600 euro.
Pronarët e dyqaneve të grabitur, sapo zbuluan faktin se ishin vjedhur, lajmëruar menjëherë policinë. Pasi e ndaluan shqiptaren dhe i kërkuan t’i bënin një kontroll, gjetën mallrat e vjedhura.
Kjo nuk ishte hera e parë që shqiptarja vidhte në qendra tregtare pasi raste të tjera ishin denoncuar edhe më herët, shkruan LaDiGetto.it.
Veshjet u kthyen menjëherë tek pronarët e dyqaneve ndërsa shqiptarja u shoqërua në polici dhe më pas u vendos masa e arrestit shtëpiak për të.
Sigal