Ishte kthyer në tmerrin e Italisë së Veriut/ Ja çfarë e tradhton “skifterin” shqiptar (Emri)

575
Ishte kthyer në makthin e italianëve, pasi vetëm kohët e fundit kishte arritur të kryente 70 vjedhje. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali.
Burime zyrtare bëjnë me dije se arrestimi i të riut nga Shqipëria të identifikuar si Mane Xhelaj, erdhi pas 70 vjedhje apartamentesh të bëra nga nëntori i vitit 2016 në shkurt të 2017 në provincën e Savonas dhe Xhenovës, por edhe dyqane të zonave të ndryshme si Recco, Cogoleto, Sori, Rapallo etj.

I riu shqiptar akuzohet edhe për keqpërdorimin e kartave të kreditit të vjedhura gjatë bastisjeve të tij.

Xhelaj përfitonte nga errësira dhe vidhte sende me vlerë në makina, apartamente e dyqane. Ai merrte çfarë t’i dilte para, veçanërisht kompjuterë, kuleta ose bizhuteri.

Por në grabitjen e fundit diçka nuk shkoi mirë, ishin kamerat e sigurisë së një banke që e tradhtuan. Ai u përpoq të tërhiqte para me karta debiti e krediti të vjedhura në një prej bastisjeve.
Sigal