Sigal

Një 25 vjeçare nga Rusia është varrosur  brenda një varri të dekoruar me telefonin  e saj të preferuar. Banorët në qytetin e pasur me naftë, u mrekulluan kur panë gurin gjigant të varrit që dekoronte varrin e Rita Shameeva. Guri në formën e një Iphoni gjigand është ndërtuar në atë formë sa të ngatërron lehtësisht me një telefon gjigand, ndërsa ka jo vetëm simbolin e Apple nga mbrapa, por edhe foton e Shameeva nga para.

Dekorimi i varrit mendohet se është bërë nga babai i saj, dy vite pas vdekjë së saj në Janar të 2016-ës nga shkaqe ende të panjohura. Ndërkohë që edhe pse dihen pak gjëra për Ritën, familjarët shprehen se ajo pëlqente udhëtimet, kishte disa miq në Gjermani dhe adhuronte telefonat smart.