Ish-presidenti kroat: Pa njohjen e Kosovës, Serbia nuk hyn në BE

617
Ish-presidenti kroat, Ivo Josipoviç ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.
Josipoviç në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ka folur për marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Kroacisë, por edhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.
“Hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën do të thoshte se Kosova kurrë nuk do të anëtarësohej në BE. Një zvogëlim i tillë i projektit të një Evrope të bashkuar, për shumicën e anëtarëve të tanishëm të BE-së është i pranueshëm”, tha Josipoviç, duke shtuar se shpreson që të dyja vendet sa më shpejt të jetë e mundur do të hyjnë në BE.
Sigal