Sigal

Këngëtaria e ish-grupit ”Spice Girl”, Melanie Brown i është nënshtruar një operacioni në dorën e djathtë pas një aksidenti, i cili përveç dorës i shkaktoi edhe dy brinjë të thyera, njofton shtypi londinez.

Brown, i njohur si Mel B, ka postuar në Instagram një fotografi të saj së bashku me një mesazh falenderimi për stafin e spitalit.

‘’Dora ime e djathtë është e fashuar dhe po përpiqem të shëroj brinjët e mia të thyera, por unë jam në duart super të sigurta me kujdesin e të gjithëve këtu në spital’’, shkruan këngëtarja.

Disa orë më vonë, 43-vjeçarja postoi një foto duke e treguar atë në një dhomë spitalore me shoqet e ”Spice Girls”, Geri Horner, Emma Bunton dhe Melanie Chisholm.

Katër këngëtaret kanë planifikuar një turne ribashkimi, pa Victoria Beckham, vitin e ardhshëm.