Ish-përfaqësuesi i OKB: Kosova duhet të ishte njohur prej kohësh nga të gjitha vendet e BE

Ish-përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling, kritikon faktin që nga 27 shtete anëtare të BE-së pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën dhe thotë se për këtë shkak “Evropa nuk është në gjendje që të bëjë një politikë të qartë kundrejt Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp!”

“Për shkak të pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, BE nuk është në gjendje për një politikë të qartë ndaj Serbisë dhe Kosovës. Dhe ky është turp. Ato vende ë nuk e kanë njohur Kosovën vetëm për shkaqe të brendshme, si Katalonja apo çështje të ngjashme. Ky është egoizëm absolut i këtyre pesë shteteve ndaj veprimeve objektive dhe të domosdoshme të BE-së”, u shpreh ai.