Ish-ministri i Financave, Varoufakis 24 mijë euro për 22 minuta intervistë në Itali

434
Sigal

Për pjesëmarrjen në emisionin e 27 shtatorit në “Che tempo che fa”, Yanis Varoufakis ka marrë një shpërblim prej 24 mijë eurosh, më shumë se një mijë euro në minutë. Këtë e konfirmon vetë ish-ministri i Financave të Greqisë, i cili në ‘blog’-un e tij ka publikuar një listë të plotë të fitimeve të tij.

Një operacion “transparence”, që sipas të përjavshmes greke “Proto Thema”, e ka konsideruar si një “konferencier luksi”. Ndërkohë televizioni italian ‘Rai’ ka replikuar: “Gjithçka është paguar nga sponsorët tanë”. Por pas skandalit të shpërthyer, krerët e televizionit italian, kërkojnë të marrin masa në të ardhmen për të reduktuar kompensimet e politikanëve që marrin pjesë në emisionet televizive dhe radiofonike.

Ndërkohë, sipas të dhënave që raporton “Proto Thema” dhe “London Speaker Bureau” dhe pastaj të përgënjeshtruara nga Varoufakis, flasin për 55 mijë euro “të fituara” nga ish-ministri për një konferencë jashtë Europës, 4 mijë për një të tillë në zyrat e Bashkimit Europian dhe rreth 1.400 nëse bëhet fjalë për një leksion në një sallë universiteti. Agjencia e shtypit në Londër, nuk i ka mohuar, por as konfirmuar shifrat e publikuara për ekonomistin.