Ish-lojtari i NBA-së zbulon takimet dhe bisedat me liderin e Koresë së Veriut

441
Ish-lojtari i NBA-së Dennis Rodman, i cili rregullisht viziton Korenë e Veriut dhe takon udhëheqësin Kim Jong-on gjatë promovimit të sporteve, dëshiron të “rregullojë gjërat” midis Donald Trump dhe Kim.

Duke folur në “Good Morning Britain” të mërkurën, Rodman u pyet për marrëdhëniet e tij me Kim Jong-un, të cilin ai e ka takuar në shumë raste gjatë vizitave të tij të shumta në Korenë e Veriut.

“Unë mendoj se nëse presidenti do të marrë mundimin për të takuar zt.Kim, do të jetë një mundësi e mirë që gjërat të ndodhin”, tha ai, duke shtuar se nëse të dy janë të angazhuar për dialog me njëri-tjetrin, “mendoj se dera do të hapet sado pak”.

Tensionet midis SHBA dhe Koresë së Veriut janë rritur pas testeve të kohëve të fundit të raketave nga ana e Phenianin dhe paralajmërimeve të Trump se ai nuk do të tolerojë veprimet e tij.

Rodman është gjithashtu një tifoz i presidentit amerikan dhe e ka votuar atë gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Kur u pyet se çfarë lloj njeriu është Kim, Rodman detajoi kohën që shpenzon me udhëheqësin e Koresë së Veriut. “Unë në thelb rri me të gjithë kohën,” tha ai.

“Ne qeshim, këndojmë karaoke, bëjmë shumë gjëra të bukura së bashku. Ne hipim në kuaj si dhe shkojmë për ski. Ne nuk flasim për politikën dhe kjo është gjëja e mirë”.

“Është thjesht qesharake fakti që unë po them diçka të tillë dhe njerëzit thonë: ‘Oh, Zoti im, Dennis Rodman që mbron marshallin e Koresë së Veriut’“, vazhdoi Rodman.

“Gjithmonë kam thënë që nuk jam politikan,” vazhdoi Rodman. “Unë thjesht shkoj atje për të qenë një ambasador për sportet.”

Rodman foli shumë për njerëzit e Koresë së Veriut, duke thënë se ai i pyet ata nëse e urrejnë Amerikën dhe të gjithë thonë se jo.
Sigal