Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ndodhet i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas ‘Indeksonline’, ende nuk dihet zyrtarisht për çfarë arsye është shtruar në QKUK, por nga burimet e tyre thuhet se ish kryetari i Mitrovës ka pësuar atak në zemër. Mjeku kujdestar ka thënë në kushte anonimiteti, se gjendja e Rexhepit është kritike.
Kujtojmë se Bajram Rexhepi vitet e fundit ishte tërhequr krejtësisht nga politika për t’ju përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu.